Taksa e re e pronës do të nisë të zbatohet nga muaji prill 2018. Në faturën e energjisë që do të vijë në muajin pasardhës do të detajohet tarifa e re, e cila do të shtrihet përgjatë gjithë vitit, në çdo faturë dritash.
 
Taksa do të paguhet në zyrat e kompanisë së energjisë elektrike.
 
Por debati që shoqëron këtë taksë është vlera e tokës mbi të cilën do të zbatohet. Ministria e Financave e pranon se nuk ka ende një regjistër përfundimtar të vlerës së tokës, ndaj për rrjedhojë aty ku s’ka informacion për shit-blerje pronash do të përdoren metoda alternative.
 
Sipas të dhënave, qeveria ka informacion të plotë për zonat urbane në qytet kryesore, aty ku banon dhe pjesa më e madhe e familjeve, ndërsa në pikëpyetje janë kryesisht zonat rurale.
 
Vlera e pronës mbi të cilën do të llogaritet kjo taksë do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, pas një analize të situatës edhe në zyrat e hipotekave.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re