Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një takim me artistët në vendin ku ka qenë i ndërtuar “Teatri Kombëtar” i cili u shemb para ca kohësh.

Gjatë takimit kanë folur artistët dhe aktorët e teatrit të cilët u shprehën se deri më tani nuk kanë pasur mbështjetje nga qeveria aktuale.

“Mendohet si grekërit dhe veprohet si romakët. Unë kam një pyetje : si do t’i mbrojë artistët shteti nga vetë shteti ?”- u shpreh Mehdi Majka.

Në takim në një lidhje të drejtëpërdrejtë foli edhe ish kryetari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga.

Fuga gjithashtu shprehu pakënaqësitë që ka ndaj qeverisë aktuale lidhur me veprimet që ka bërë për të mbështetur kulturën dhe artin në Shqipëri. Sipas tij arti dhe kultura popullore në Shqipëri janë në ditën e tyre më të keqe.

“Në konstatimet e mia, arti kultura popullore janë në krizë për shkak të politikës që nuk ka ditur t’i menaxhojë. Vlerësimi për artistët, është në ditën më të keqe të mundshme.
Komunikimi i artit dhe kulturës shqiptare me atë perëndimore është shumë i ulët dhe në krizë.

Unë besoj që ka neojë për një politikë të re, krejt ndryshe për artin dhe kulturën dhe besoj që vetëm një politikë e re mund të bëjë atë që quhet kulturë kombëtare dhe identitetin kombëtar, duke hapur ndërgjegjien kolektive ndaj vlerave kaq të larta”- tha Fuga.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re