Prej 2 muajsh në protestë, banorët e ‘5 majit’ nuk ndalen duke kërkuar të drejtën e tyre dhe në ditë me shi.

Një nga banorët thotë se nuk kërkojnë mëshirë pasi nuk janë të pastrehë dhe se kjo situatë duhet të marrë fund sa më shpejt që të rrinë rehat në shtëpitë e tyre.

Ai tha se në ditët në vijim nëse askush nuk u përgjigjet më kërkesave të tyre për mosshembjen e shtëpive, do të shkojnë para Bashkisë ose parlamentit.

Banori:“Ne nuk jemi të pastrehë, nuk e kam kuptuar ndonjëherë si term , kam punuar e jetuar. Kryebashkiaku na ka cilësuar se do të na nxjerrë jashtë, si do më strehojë në shtëpinë time?

Si të më japë bonus qeraje në shtëpinë time. Keta të firmës mendojnë se kanë shtetin në mbështetje, policia nuk rri vazhdimisht këtu. Ne nuk paguajmë taksa për të paguar borxhet e firmës, po paguajmë që polici të na mbrojë?

-A jeni në dijeni kur do të shemben banesat?

3 familje janë lajmëruar që në 1 nëntor por u shty ndërsa ne të tjerëve na kanë thënë për bonus qeraje. Na kanë thënë juristët që kontrata është e paligjshme, unë për vete kam kontaktu mbi 4 avokatë dhe kanë thënë që është e njëanshme, ne na vendos para detyrimeve.

–A keni marrë ndonjë reagim pas kërkesave nga bashkia?

Jo asnjë, nuk merret fare me ne. Tani ka thënë që do dalin 100 banesa për projektin, mua nuk më intereson.

-A do i shkoni në zyrë për të arritur një marrëveshje?
I kemi çuar 200 firma se shemben shumë shtëpi, rreth 400 shtëpi e nuk na ka kthyer përgjigjie. Do shkojmë ditë tjetër në Bashki ose parlament, duam të na lënë rehat në shtëpitë tona. Ne nuk kërkojmë mëshirë, gjithçka e kemi bërë vetë, kemi paguar çdo taksë.

I shtrojmë dhe rrugët vetë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re