Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët.

E pyetur se si do ta caktojë Kuvendi i Shqipërisë, Sali Berishën dhe nëse do të ketë ndonjë referencë për të, ajo tha se ish-kryeministri sot funksionon si një deputet pa grup parlamentar.

Pyetje: Lista e grupit Parlamentar të PS është e plotë, ndërsa për Partinë Demokratike është pa përbërje emërore. Kuvendi i Shqipërisë si administratë do ta caktojë zotin Berisha siç është deklaruar apo do të ketë referencë tjetër për të?

Nikolla: Do të ketë vetëm referencën që lidhet me rregulloren e Kuvendit. Është vendimmarrja e grupit dhe deklarimi në frymë që është grupi parlamentar. Kryetarët që bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit dhe grupi parlamentar i PD e ka nxjerrë jashtë grupit të tij deputetin Sali Berisha.

Sot Berisha funksionon si një deputet pa grup parlamentar dhe nuk është vetëm.

Po ashtu gjatë këtij bashkëbisedimi, ajo u pyet për rritjen e çmimeve dhe sa ndikon ky vendim në xhepin e kryetares së Kuvendit. Duke krahasuar vetëm me një familje në vështirësi ekonomikë, Nikolla tha,- “se kushtet e vështirësisë ekonomike nuk mund të jenë të njëjta, ndërsa u shpreh besimplotë se do të ketë një reagim nga qeveria për shtresat në nevojë”.

Pyetje: A ndjeni ndonjë shqetësim kur ju duhet të blini karburantin me çmime më të larta dhe a ndjeni përgjegjësi për të ndërhyrë për përmirësimin e situatës?

Nikolla: Përgjigjja është e ditur dhe sa kohë ka momente krize, ndikojë tek kushdo, shkalla e ndikimit nuk është e njëjtë tek unë dhe me atë të një familje që jeton në kushtet e vështira ekonomike.

Në këto kushte impaktohen më shumë, po unë jam besimplotë se qeveria do ta menaxhojë këto situatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re