Ndërtesa më e lartë në botë që ngrihet nga shkretëtira do të jetë në Arabinë Saudite.
Kur kulla prej 1000 metrash lartësi e Jeddah të hapet, ajo do të marrë fronin e Burj Khalifa si qiellgërvishtësja më e lartë në botë me 72 metra më shumë.
Ndërtimi i këtij monumenti është vlerësuar 1.4 miliardë dollarë, dhe pritet të hapet në 2020.
Kjo kullë do të jetë xhevahiri i “Qendrës Ekonomike Jeddah”, një projekt komercial e rezidencial prej 57 milion metrash katrorë, që do të përfshijë shtëpi, hotele, zyra si dhe shumë atraksione turistike, shkruan syri.net. Por sigurisht si gjithçka e madhe, projekti ka patur problematikat e saj por Kompania Ekonomike Jeddah, zhvilluesja e këtij projekti ka konfirmuar për CNN se projekti do të përfundojë deri në vitin 2020 ashtu siç është planifikuar./KosovaPost/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re