Shumë shtete të Bashkimit Evropian pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë kufizimet, por mungesa e rregullave të përbashkëta përbën ende një sfidë për turistët.

Qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende evropiane. Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Kjo do të thotë që pas datës 15 qershor nuk do të jetë më në fuqi as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë për ata që vinin në Gjermani nga këto vende.

A do të ketë së shpejti zbarkim turistësh në Evropë?

Kufijtë i mbyllën edhe mjaft shtete të tjera evropiane. Dhe ata edhe shumë prej tyre po i heqin kufizimet. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha pak ditë më parë në RAI: “Ne po angazhohemi të gjithë që të arrijmë që më 15 qershor të mund të rihapen kufijtë në Evropë.” Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Dite evropiane të zbarkimit të turistëve”.






Previous articleStudimi i fundit amerikan: Ja kush nuk do sëmuret kurrë nga koronavirusi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re