Meterologia Adiola Bani në një lidhje për Fax news, ka zbuluar si do të jetë moti përgjatë kësaj jave. Ajo tha se nga dita e nesërme do të ketë një ndërprerje të reshjeve të shiut, dhe ulje të temperaturave, situatë e cila do të jetë e përkohshme.

Reshjet me intesitet të lartë pritet që të rikthehen nga e premtja, dhe të vazhdojnë në fundjavë.

Moti me reshje shiu në fundjavë duket se vë në pikëpyetje dhe mbajtjen e Kuvendit të PD-së që është parashikuar të shtunën në ambientet e stadiumit Air Albania.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në rast se moti do të ishte i mirë, Kuvendi do të mblidhej në stadium, por tashmë duket se do të duhet një skenar dhe plan B.

Sipas meterologes, nuk ka rrezik për përmbytje pas ditës së sotme.

“Që prej pasdites së të dielës kemi pasur zhvillim të reshjeve të shiut, me intesitet mesatar dhe të lartë, të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin. Pritet përmirësim i kushteve të motit vetëm gjatë natës, e marta na sjell përmirësim të dukshëm të motit, reshjet do të jenë të pakta, me borë në zonat malore.

E mërkura dhe e enjtja do të kenë kthjellime, fundjava na rikthen një tjetër episod me reshje të konsiderueshme shiu në zonat e ulëta, dhe bore në zonat malore.

Temperaturat luhaten nga 2,3 gradë celsius, e mërkura do të sjellë një rënie drastike të temperaturave, maksimumi do të jetë jo më shumë se 12 gradë celsius. E enjtja dhe e premtja sjellin rritje temperaturash por rikthim të reshjeve të shiut”, tha Bani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re