Nga kjo e hënë 11 maj, nisin masat e reja të vendosura nga për hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Në zonat e gjelbërta ( Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë) lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda me veturë qoftë edhe duke qenë më shumë se dy persona brenda. Lëvizja me makinë mund të bëhet deri brenda orës 21 00.
Gjithashtu hapen parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare. Por nga ana tjetër 6 zonat e kuqe do të vijojnë të jenë të bllokuara dhe udhëtimet nga një zonë e kuqe drejt një të gjelbërte do të ndalohen nga policia.
Duke nisur nga e hëna e 11 majit do të rihapen pas një ndërprerje të gjatë nga pandemia të gjitha parukeritë në vend, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në Qendra Tregtare me protokolle strikte sigurie.
Po kështu nga e hëna do të zgjerohet lëvizja e automjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 05:00-17:30.
Lajmi tjetër i mirë vjen për emigrantët pasi të gjithë të riatdhesuarit nga java e ardhshme do të vetekarantinohen në banesat e tyre.