Pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e shtatë. Faxnews ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Universitetit Europian të Tiranës Z.Selami Xhepa për të folur rreth krizës në Ukrainë dhe pasojat që ajo do të ketë në ekonominë shqiptare.

Ai ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë të rëndësishme për ekonominë botërore ndaj edhe ekonomia është tronditur.

Ai tregoi se kjo luftë do të ketë pasojat edhe në ekonominë shqiptare, teksa tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndaj grupeve që mund të goditen. Xhepa shtoi se është vënë re rritje të çmimeve të grurit, produkteve ushqimore, naftës, që ndikojnë në xhepat e qytetarëve.

Ndër të tjera ai shtoi se qeveria duhet të kishte marrë disa masa mbrojtëse në mënyrë që sot të mos përballeshim me këtë situatë.

“Surprizat negative nuk kanë munguar as këtë viti. Ekonomia vijon të jetë negative. Rusia dhe Ukraina janë të rëndsishme për ekonominë botërore ndaj kanë tronditur ekonominë botërore. Ende nuk ka një qasje të fortë në lidhje me sanksionet, nuk janë të finalizuara por shkalla e sanksioneve do të jetë e fortë. Do kenë kosto për ekonominë e Rusisë. Efekti që përcjell përmes tronditjes së bursave është një ndikim serioz. E dimë se kemi një vit që ekonomia po noton në ujërat e cmimeve të larta, inflacioni është rritur. Presioni që po ushtron vazhdimi i rritjes së cmimeve do të thotë se do shkojmë drejt kufizimeve më të forta. Banka Qëndrore do rrisë normat e interesit. Ajo që kemi paralajëmruar, qeveria duhet të jetë e matur për të patur hapësira në ekonomi, për goditje të tjera. Qeveria e zbrasi të gjithë arsenalin. Shqipëria ska ndonje qasje për të mbeshtetur grupet qe mund të goditen”– u shpreh ai.

Cfarë masash duhet të marrë qeveria?

“Mendoj që do të shikohet në varësi të situatës atje, nëse do shkohet drejt një konflikti afatgjatë. Ne akoma nuk e dimë nëse eksportet e naftës dhe gazit janë në embargo. Ajo që shikojmë cmimet e mallrave janë rritur, gruri, produket ushqimore, produktet energjitike, kjo valë është presion negativ, ndikon në xhepat e qytetarëve, kostot e këtij fenimeni do të duhen të përballen nga dikush. Politika publike eshte në një ditë jo të këndshme. Qytetarët do të duhet të paguajnë një kosto për këtë krizë. Politikat tona duhet të ndryshojnë sjellje. Edhe ne duhet të kishim marrë disa masa mbrojtëse me herët. Nuk duhet të hiqemi sikur ska ndodhur asgje, duke vazhduar me inceneratorët, aeroportet”– shtoi Selami Xhepa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re