Skip to content

Si do të ndikojë vera te COVID-19? Eksperti i Shëndetit Publik bën parashikimin

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho mendon se me ardhjen e verës, masat kufizuese do të hiqen. Sipas tij, temperaturat e larta do ta bëjnë koronavirusin më pak agresiv.

“Unë jam optimist dhe mendoj se kjo verë do të na gjejë të hapur dhe të gjithë këto masa që po përfliten dhe nga studimet dhe testet serologjike të bëra në Itali, Francë dhe në Gjermani do të dalin në përfundimin se vdekshmëria e koronavirusit është më e vogël se ajo që u tha në fillim. Të gjitha këto do tregojnë se masat do të lehtësohen plotësisht dhe në vere virusi vetëshkatërrohet më shpejt në mjedis. Në verë nëse ne do të zbatojmë minimalisht të gjithë ato masa të marra besoj dhe me studimet e fundit, besoj se plazhi do të kryhet pa asnjë lloj kufizimi.”, tha Dasho në Abcnews, duke shtuar “Vera në Mesdhe dihet se është e nxehtë dhe virusi do të kalojë më shpejt për shkak se dhe imuniteti i njeriut është më i fortë. Ne duhet të mbrojmë të moshuarit, por jo me polic e me gjoba, por duke e edukuar që ti themi mos të dalë në rrugë kur janë të populluara, por të dalë në mëngjes, po ashtu edhe të sëmurët kronik duke u thënë që të kujdesen për veten”.