Sipas MeteoAlb mot kryesisht i kthjellët dominon në Ultësirën Perëndimore, por vranësira të herë pas hershme paraqiten në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.