Trajneri Edy Reja duket se nuk është bindur për formën e tij. Armando Broja do të jetë mbase mungesa më e madhe për kuqezinjtë, të cilët përballen sot në mbrëmje me Anglinë në ‘Wembley’.

I riu që ngjalli shpresat për kualifikimin e Shqipërisë do ta shohë ndeshjen nga tribuna e stadiumit, pasi nuk do të jetë as në stolin e rezervave.

Ndërkohë Reja tashmë ka vendosur dhe për formacionin me të cilin do të hidhen në fushë kuqezinjtë kundër ‘luanëve’.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka bërë publik formacionin në rrjetin social.

Aktualisht, Anglia kryeson grupin I me 20 pikë, e pasuar nga Polonia e më tutje nga Shqipëria. “Luanët” nëse korrin fitore këtë mbrëmje, kualifikohen në Botërorin e Katarit. Ekipi kuqezi duhet ta fitojë takimin e sotëm dhe të shpresojë për ndonjë gabim të Polonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re