Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët e Beratit, u pyet se si do të shpëtohet sezoni turistik.
Rama u shpreh se deri më tani Shqipëria nuk është e mbyllur me asnjë vend, por vetëm me Britaninë dhe kjo për shkak të variantit të ri të koronavirusit. Kryeministri shtoi se duke parë ecurinë positive të situatës së koronavirusit në Britani, mund të ndodh që shumë shpejtë të rihapen fluturimet me këtë shtet. Sipas tij, plani i shpëtimit të sezonit turistik është vaksnimi i popullatës.
“Nëse më ndihmon të sqarojë, pasi shumëkush ndoshta nuk e di, por ne nuk kemi kufijtë të mbyllur. Me Britaninë e Madhe është një rast specifik për shkak të variantit të ri të koronavirusit. Normalisht kjo është e vështirë të thuhet se sa do të zgjasë. Britania e Madhe është një prej shumë pak vendeve që po ja dalin shumë mirë me vaksinimin, kjo për shumë arsye të ndryshme dhe për faktin se aty ka lindur një prej vaksinave.
Pash ditën e djeshme, se kryeministri i tyre tha se vaksinimi është një armë e fuqishme për këputjen e zinxhirit të koronavirusit. Ai tha se në mars ata përgatiten me një çlirim të masave, në prill të hapin stadiumet për 10 mijë persona dhe në qershor të jenë të hapur në çdo gjë. Pra mund të ndodh që shumë shpejt të hapemi me Britaninë e Madhe, nuk është e thënë të hapemi në maj, kjo duhet parë në vazhdimësi.
Për ne është e rëndësishme të vaksinojmë për gjatë gjith sezonit pranveror, që kur të hyjmë në sezonin turistik të kemi një lehtësim nga ana e vaksinimit. Normalisht nuk mund të vaksinojmë të gjithë popullatën, por do të kemi një lehtësim. Po punojmë ditë natë për sigurimin e vaksinimit, për të rritur vaksinimin. Po bëhet përzgjedhja, kemi zgjedhur studentët e infermierisë si dhe një pjesë të ushtrisë.”, u shpreh Rama.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
