Skip to content

Si do të veprohet me abuzimet për identifikimin elektronik? Pelinku: Janë miratuar rregulla të reja

Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat u pyet edhe për akuzat e ngritura nga opozita në zgjedhjet e kaluara për mosfunkionimin e identifikimit elektronik ku në Durrës kanë votuar rreth 9 mijë votues të paidentifikuar. Sipas PD-së kjo bëhej për të bërë një votim fiktiv.

Pelinku tha se për të shmangur një problematikë të tillë janë miratuar rregulla më strikte.

“Marrë shkas nga kjo problematikë, Komisioni Rregullator ka miratuar rregulla më strikte që ngurtësojnë rastin ku me ose pa qëllim zgjedhësi nuk i merren shenjat e gishtërinjve dhe ky aspekt ligjor është shoqëruar edhe me reflektim në softin e pajisjes.

Vetë pajisja i vjen në ndihmë këtij procesi që rasti të sigurohet dhe kur objektivisht kjo gjë verifikohet nga omisioni i qendrës së votimit, zgjedhësi do të jetë i detyruar të nënshkruajë në listën e zgjedhësve dhe gjithashtu sekretari i qendrës së votimit, duhet ta dokumentojë në librin e protokollit.”, tha ajo.