Skip to content

Si do të veprohet me universitetet? Qeveria e ka një plan

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ditën e nesërme Ministria e Arsimit do të sqarojë se si do të procedohet.

“Sot kam pasur një mbledhje të fundit me ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet”, tha Rama.

Studentët kërkojnë nga qeveria që t’ua bëjë të qartë se si do të veprohet, duke qenë se ata qëndrojnë larg shtëpisë, për më tepër kanë qira për të paguar.

Në fund të komunikimit të tij, kreu i qeverisa dha edhe një mesazh.

“Thuajeni ndonjë fjalë të mirë, se nuk ju bën keq ta thoni një fjalë të mirë. Mos u çoni në mëngjes duke thënë fjalë të këqija.  Nuk fillohet dita me fjalë pa lidhje, kur mendja është akoma në gjumë.”