Të gjithë shqiptarët që banojnë jashtë vendit kanë afat deri në 24 shkurt për t’u regjistruar në mënyrë që të votojnë për zgjedhjet e 25 prillit, aty ku ata banojnë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur një draft të rregullave për votimin e emigrantëve dhe kushti i parë është regjistrimi i adresës se vendbanimit të përhershëm jashtë vendit. Vetë KQZ do të ngrejë një sistem online për regjistrimin e të gjitha kërkesave të emigrantëve për të votuar.

 

“Sistemi duhet t’i kërkojë zgjedhësit nëse ka bërë regjistrimin e adresës së vendbanimit të përhershëm jashtë vendit në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

 

Pasi qytetari ka regjistruar adresen, atehere fillon faza e dyte e verifikimit te identitetit te tij, per te shmangur qe nje person te aplikoje ne emer te nje qytetari tjeter. Per kete fazë, KQZ ka perzgjedhur dy menyra, e para qe emigranti te plotesoje nje formular me te dhenat e tij dhe familjareve, e dyta fut ne skemen e verifikimit teknologjine.

 

“Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij (foto selfie) me foton në dokumentin e identifikimit. Aplikacioni do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto.”

 

Sipas Kodit Zgjedhor, vota e emigrantit do te perllogaritet ne qarkun ku ai ka banesen ne Shqiperi. Vendi yne sot nuk ka te dhena te sakta sa qytetare jetojne jashte vendit, por duke krahasuar numrin e personave te regjistruar ne gjendjen civile me ata qe jetojne ne vendin tone, me perafersi mendohet se 1.3 milione zgjedhes jane emigrante.

 

Nga keta, 32 mije kane regjistruar adresen e tyre jashte vendit ne harkun kohor te dy muajve, pasi deri ne fillim te muajit nentor asnje emigrant nuk ishte regjistruar.

 

3 muaj para zgjedhjeve, KQZ ka arritur te hartoje vetem nje draft per rregullat e regjistrimit, i cili per t’u miratuar ka nevoje per konsensusin e opozites dhe mazhorances; dhe ende eshte e paqarte nese ne 25 prill emigrantet do te mund te votojne aty ku banojne apo jo.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re