Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë:

Pyetje: Pak ditë më parë do të nisë studim për të diferencuar shqiptarët në të varfër dhe të pasur të cilët do të paguajnë më shtrenjt energjinë elektrike, cilat janë të ardhurat që një familje të konsiderohet e pasur dhe të paguajë më shumë?

“Kryeministri nuk e ka thënë këtë frazë të varfër dhe të pasur. Ne nuk i ndajmë dot as kemi synim për të  klasifikuar njerëzit, kryeministri i referohet përdoruesve më të mëdhenj të energjisë elektrike, jne jemi duke diskutuar për të ditur sa i duhet një familje që të harxhojë normalisht mesatare edhe ngrohje dhe funksion për familjet, flasim për fashën e familjeve dhe jo biznesin e veogël që do ta mbrojmë. Familjarët po bëjmë analizë për të parë cila konsiderohet një sasi normale jetese, ata që do të harxhojnë më shumë do të paguajnë me çmimin e tregut.

700 kilovat orë konsiderohet një konsum normal për një familje me 4-5 anëtarë, ndërsa mbi këtë fashë do të paguhet me çmim më të lartë por akoma është në studim kjo fazë. Ne i ofrojmë qytetarit aq energji si të nevojshme”, u shpreh Balluku.

Çfarë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama ditë më parë?

Rama paralajmëron nga Kongresi i PS-së: Së shpejti çmime të rritura të energjisë për këtë fashë të familjeve

Qeveria nis studimin e ‘thellë’, Rama: Po shohim familjet e pasura, do e paguajnë më shtrenjtë energjinë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re