Në situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi për shkak të përhapjes së virusit, psikologe dhe sociologe apelojne qe te behet kujdes edhe per shendetin mendor. Ata japin disa këshilla se si duhet te shpenzohet koha gjatë izolimit ne shtepi dhe se cilat jane aktivitetet me te shendetshme.

 

LEDIONA BRAHO

PSIKOLOGE

 

“Le të bëjmë një plan ditor me aktivitete të caktuara që lidhen me punët e shtëpisë, aktivitete relaksuese, të pushojmë, të ushqehemi mirë, të bëjmë ushtrime në kushtet e shtëpisë, të lexojmë, të dëgjojmë muzikë, të bëjmë aktivitete të cilat kombinojnë aspektet fizike dhe mendore. Dhe të qëndrojmë bashkë me njëri-tjetrin, koha me njëri- tjetrin të kombinohet dhe ekuilibrohet me kohën vetëm dhe duke u kujdesur për shëndetin tonë fizik dhe mendor.”

 

 

EDMOND DRAGOTI

SOCIOLOG

 

“Është e rëndësishme që në kushtet e karantinës secili prej nesh të ndjejë që është i detyruar të jetë sa më i durueshëm dhe krijues në menaxhimin e kohës dhe marrëdhënieve me anëtarët e familjes dhe njëkohësisht të shfrytëzojë mundësinë për t’u argëtuar në mënyrë optimiste dhe për të menaxhuar marrëdhëniet brenda familjes në mënyrë sa më të krijuese.”

 

Sociologët besojne se rikthimi i jetës në normalitet do të jetë një proces i gjatë dhe gradual.

 

EDMOND DRAGOTI

SOCIOLOG

“Do futemi në jetën e përditshme me një qëndrim të ri më të ristrukturuar, me një kuptim më të mirë për realitetin, për vështirësitë dhe problemet e jetës. Besoj se do jetë një futje e favorshme pavarësisht se nuk do jetë e lehtë të përshtatemi në kushtet që kemi fituar shprehitë e qëndrimit në shtëpi;do kemi një përiudhë tranzitore të përshtatjes.”

 

Ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen vetëm nga burime të sigurta, për të shmangur kështu krijimin e panikut nga të dhëna të pavërteta gjate periudhes se veteizolimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re