Thatësira më e keqe që ka goditur Evropën në dekada po prek familjet, fermerët, fabrikat dhe transportin në të gjithë kontinentin, me ekspertët që paralajmërojnë se dimrat më të thatë dhe verat më të nxehta, të shkaktuara nga ngrohja globale, do të thotë se mungesa e ujit së shpejti do të bëhet “normalja e re”.

Observatori Evropian i Thatësirës llogariti se paralajmërimet e thatësirës ishin lëshuar për 45 përqind të sipërfaqes së kontinentit deri në mes të korrikut, me 15 tashmë nën alarmin e kuq. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian paralajmëroi se disa rajone kërcënohen me një situatë kritike.

Imazhet satelitore të publikuara nga Programi i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Tokës – Koperniku, tregojnë se si pamja e Evropës ka ndryshuar gjatë vitit të kaluar dhe ndryshimet e dukshme janë shkaktuar nga thatësirat.

Përveç thatësirave, ajo që i ndodhi Evropës ishin zjarret me përmasa katastrofike, veçanërisht në jug të kontinentit.

Zjarret që dogjën dhjetëra mijëra hektarë pyje në Francë, Spanjë dhe Portugali e bënë vitin 2022 një vit rekord për zjarret në pyje në Evropën Jugperëndimore.

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është tani në “rrezik ekstrem zjarri” me disa zona në “rrezik shumë ekstrem zjarri”.

Koperniku bëri të ditur se si duket Europa e “djegur” dhe në hartë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re