Dje në Braunau të Austrisë, qindra identikë (binjakë monozigotë) u mblodhën nga e gjithë bota, duke ofruar një spektakël të lezetshëm.

Një video tyre u postua në Twitter ku tregon se ka disa njerëz që Zoti vendosi që ata të kishin të njëjtën pamje të jashtme.

Binjakët madje kishin idenë të mbanin dhe të njëjtat rroba.

Dominique dhe motra e saj Chantelle nga Franca ishin të emocionuar që ishin të pranishëm në eventin e madh të organizuar nga kryebashkiaku i qytetit austriak.

Motrat binjake franceze u panë me kapele rozë të spikatur dhe këmisha me kuadrate, siç raporton gazeta britanike Daily Mail.

Por edhe motrat binjake Sabine dhe Olivia si Martina dhe Karin nga Gjermania nuk e humbën rastin t’i përgjigjen thirrjes së autoriteteve lokale në Austri.

Freddie dhe Stefan nga Zvicra dhe binjakët Evi dhe Silvia nga Austria shprehën gëzimin e tyre për pjesëmarrjen në event, siç u thanë gazetarëve, komenton gazeta austriake Die Krone.

Evenimenti Identical Siblings është mbajtur në Austri për 39 vitet e fundit.

Këtë vit u mbajt për herë të parë në qytetin e Braunau, me kryebashkiakun Johannes Weidbacher që u uroi mirëseardhjen binjakëve që vizituan qytetin e tij.

Siç raporton botimi austriak, thirrjes së kryebashkiakut iu përgjigjën 52 çifte binjakësh.

Pjesëmarrje e madhe pati nga Suedia, Zvicra, Gjermania dhe vendi pritës.

Binjakët identikë formohen pasi një vezë e fekonduar, e quajtur zigot, ndahet në dy embrione që ndajnë saktësisht të njëjtat gjene. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re