12 Maji njihet si dita ndërkombëtare e nënës. Në kuadër të kësaj dite shumë personazhe të njohur kanë publikuar në rrjetet sociale foto me nënat e tyre ose fëmijët. Nuk ka munguar as deputetja e PD-së Rudina Hajdari, e cila në ‘Instastory’ ka postuar një foto me të vajzën. Ajo çfarë vihet re është se nënë e bijë kanë shumë ngjashmëri, vogëlushja ka marrë të gjitha tiparet e Hajdarit, ndërkohë kjo e fundit shkruan përbri fotos: ‘Gëzuar ditën e nënës!’.
Kujtojmë që krahas angazhimeve politike, deputetja e gjen kohën edhe për familjen e saj.
