Ashtu si dy vjet më parë, rreshjet e
dëborës mbuluan një pjesë të mirë të territorit të vendit, ku veçon bregdeti jugor
e jugperëndimor, me Sarandën e Bregun. Ka qenë një valë të rëni në orët e para
të mëngjesit e cila ka zbardhur një pjesë të mirë të bregdetit jonian, deri në
thellësi të territorit.

Ndërsa në zonat malore, situata ka
qenë jo dhe aq romantike për shkak të sasisë së madhe dhe bllokimit të
qarkullimit si pasojë.          

Në njoftim i ARRSH-së, ofroi këtë
pasqyrë:

Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur
rreshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe
kompanitë e mirëmbajtjes. Është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës
nga bora. Në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit,
rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në
rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta. Në aksin Qafë Thanë – Kapshticë
ka pasur reshje të dobëta.

Është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmenti fundor prej
20 km te aksit Ura e Cerenecit – Stebleve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve,
për shkak të ngricave në rrugë. Në segmentin Lunik-Stebleve rekomandohet
përdorimi i zinxhirëve për shkak te pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët
po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në Qafën
e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje. Kontraktori ka bërë
shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa
probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjate lëvizjes në
akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Dy vite më parë, afërsisht në të njëjtën
periudhë, dëbora mbuloi të gjithë Shqipërinë, pa përjashtim, ku jo thjesht
rreshje, por shtresë dëbore deri në 10 cm, u shfaq në çdo cep territori.      

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re