Tashmë Thumana e rindërtuar, e bukur, e re dhe e fortë, është një ëndërr e bërë realitet. Por si arritëm deri këtu?
Pa dyshim duke qenë krah zemrave të shqiptarëve që iu bashkuan modelit të bamirësisë. Ky model, bëri të mundur mrekullinë, që sot e quajmë Thumanë.
Emisionin e fundit në “Shqiptarët për Shqiptarët”, ia dedikuam pikërisht bamirësisë së shqiptarëve dhe ‘krijimit’ të tyre më të madh, Thuamanën. Gjatë ditëve të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit, “Shqiptarët për Shqiptarët” nisi një maratonë të vërtetë bamirësie. Qindra mijëra ishin ata që na u bashkuan në bamirësi, nga fëmijë që dhuruan kursimet e tyre, e madje deri tek ish ushtarë të UÇK-së, që dhuruan pensionin e tyre për ata shqiptarë që pas 26 nëntorit mbetën pa një kulm mbi kokë.
Kalvarit të bamirësisë iu bashkua diaspora e kudo ku kishte shqiptarë. Shqiptarët e Zvicrës ishin si kurrë më parë pranë shqiptarëve të Shqipërisë (ku vetëm një shqiptar atje, dhuroi 300 mijë franga). Bamirës pati deri në Australinë e largët, atje ku një grup shqiptarësh të bërë bashkë kishin grumbulluar një fond për Thumanën. Bamirësi pati madje edhe nga një shqiptar i prekur nga një sëmundje terminale, i cili kishte vendosur të dhuronte sigurimet e jetës për nevojtarët e Thumanës.
Po sjellim për lexuesin më poshtë (shiko në video) disa nga momentet e bamirësisë, që tregojnë fare qartë sesi u arrit Thumana.