Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve të saj nuk mund të negociohen, paralel kjo me një hartë që tërhoqi vëmendjen e publikut u publikua dje gjatë fjalimit të tij televiziv.

Një foto e një harte të Ukrainës e publikuar nga televizioni shtetëror rus gjatë fjalimit të Putinit është përhapur në rrjetet sociale.

Pjesa e shënuar me të verdhë në qendër të hartës përfaqëson Ukrainën, ndërsa pjesët e tjera të territorit janë shënuar si dhurata nga Stalini, Lenini dhe Hrushovi.

Kujtojmë: Putin, të hënën, gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit dhe botës, nënshkroi një njohje të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, pjesët e shkëputura të Ukrainës.

Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në Rusi dhe të largohen nga ajo nëse janë tashmë atje.

Udhëheqësi separatist Denis Pushilin pretendon se ata do të fitojnë me ndihmën e “Rusisë së Madhe”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re