Emisioni investigativ, “Vetting” në News24 ka zbardhur disa fakte të panjohura për publikun për licencat e firmosura nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjikes, Belinda Balluku, të cilat sipas raporti të KLSH, por edhe ekspertëve janë dhënë me shkelje procedurale, por edhe në konflikt të dyshuar interesi.

Vetting hedh dritë mbi kompanitë që kanë përfituar nga firmat e Ballukut, lidhja e tyre me ministren, si dhe shkeljet që janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

EMISIONI VETTING

Por kjo nuk është e vetmja kontratë, ku familjarë të zyrtarëve publikë janë favorizuar nga Ministrja Belinda Balluku pasi në skenë dalin familjarë të Xhaferr Xhoxhaj, këshilltari i Spartak Kovacit, prej vitesh Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Spartak Kovaçi, i cili është aktualisht nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet publike, njihet edhe si një nga njerëzit më të mbështetur nga Belinda Balluku.

Konkretisht, në fund të dhjetorit 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lidhi kontratën “Për Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Administrimin e Centralit Fotovoltaik “Lugano”, në zonën e Topojës, në Bashkinë Fier”. Kjo kontratë ka patur probleme të shumta që nga aplikimi e deri te miratimi, ku është zbuluar se miratimi i kontratës është bërë pa u plotësuar disa nga kushtet kryesore. Madje, miratimi i kësaj kontrate është bërë pa firmën e Sekretares së Përgjithshme nga Ministria e Infrastrukturës.

Por edhe në rastin e bashkëshortes së këshilltarit të Kovaçit, zonjës, Eglantina Xhoxhaj, Ministria e Energjetikes, e Ballukut e ka toleruar transferimin e së drejtës për ndërtim, pa marrë miratim në rastin e kompaninë “ES 2019”, e cila fillimisht kishte si objekt të veprimtarisë ndërtim dhe shërbim hoteli.

Por kush janë personat që kanë marrë këtë licencë?

Në posedimin e licencave për Centralet Eolike, të cilat shfrytëzojnë energjinë e erës kanë hyrë dhe familjarë të ish-gjyqtarëve, biznesmenë të akuzuar për lidhje me Ndraghetta-n dhe familjarë të zyrtarëve të lartë.

Njëra nga kompanitë, e cila rezulton me probleme në hartimin e dosjes është “GreenTech” shpk, e cila është themeluar në korrik 2019 nga Bjorni Sollaku, i biri ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe ish gjyqtares së shkarkuar nga “Vettingu”, Zegjine Sollaku.

Në 24 dhjetor 2020, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, kaloi vendimin për ndërtimin e centralit prodhues të energjisë elektrike eolike dhe vepra ndihmëse në zonën e Semanit, në Topojë, në Bashkinë Fier nga kompania “GreenTech” shpk.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Vetting”, projekti përfshin investimin me vlerë 282 milionë lekë ose 2.1, milionë euro nga të cilat 70% do të sigurohen me financim nga bankat. Ajo që bie në sy është fakti se, për një pjesë të investimit, kompania “GreenTech”,  ka në bankë rreth 360 mijë euro. Ky informacion konfirmohet edhe nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nën drejtimin e Belinda Ballukut, ka shkelur ligjin për regjistrimin e kësaj kontrate. Kjo pasi Komisioni i Vlerësimit e ka dorëzuar me vonesë këtë raport, duke u miratuar në 13 dhjetor 2019.

Sipas VKM 822, datë 07.10.2015, i ndryshuar, përcaktohet se çdo aplikim duhet të shoqërohet me informacion dhe dokumentacion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ka realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetike. Në këtë rast, kompania e Bjorni Sollakut apo vet ky i fundit nuk ka kompani të cilat kanë rezultuar me veprimtari të ngjashme më herët..

Megjithatë në 16 maj 2022, Bjorni Sollaku, i shet 10% të aksioneve të “GreenTech” me administrator Dean Baboci kompanisë “NCI” në pronësi të Besnik Halilit me administrator Ergys Halili me vlerë 30 mijë euro. Transaksioni paraqet dyshime për pastrim parash.

Kujtojmë se Besnik Halili është administrator i kompanisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk dhe është përmendur nga eksponentë të mafias italiane në bisedat e përgjuara nga Guardia Di Finanza, si person me influencë në fushën e tenderave në Shqipëri.

Në janar 2021, në një intervistë për një televizion, Besnik Halili mohoi lidhjet me shtetasit italian dhe deklaroi se ky lajm po qarkullonte vetëm për të spekulluar me emrin e tij.

Megjithatë, transferimi i aksioneve te Besnik Halilit nga kompania “GreenTech”, e ka sjellë në qendër të vëmendjes përsëri këtë çështje pasi gruaja e tij, Luneda Sufali, rezulton Kryeinspektore e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në momentin e transferimit të aksioneve. Kalimi i aksioneve te familjarë te personat e zyrtarëve të lartë ngre pikëpyetje për konflikte të interesit.

LEXO EDHE: Zbulimi i “Vetting” / Konflikti i interesit? Kompanitë pa eksperiencë të familjarëve të zyrtarëve, ‘qerasen’ nga ministrja Balluku me licencat e fotovoltaikëve!

Si e ndau Belinda Balluku ‘tortën’ e kontratave të “Fotovoltaikëve”! Në skenë del edhe Spartak Kovaçi i Ujësjellësit. Kush fshihet licencave të firmosura me shkelje nga ministrja

Vetting/ Investime 100 milionë euroshe? Belinda Balluku përzgjodhi kompaninë me pronarë “anonimë” dhe me financa të dyshimta! Ekspertët ngrenë alarmin
Vetting/ KLSH zbulon shkeljet ligjore të Ballukut, kush janë firmat që morën ‘’llokmën e madhe”, por që u themeluan me 1 mijë euro kapital!
Abuzimet me lejet e parqeve eolike/ KLSH nxjerr shkeljet: Lejet u dhanë në Zonat e Mbrojtura! Cila është firma që del edhe tek Rrugët edhe Parku Arkeologjik i Amantias 
“Zhduken” dokumentet/ Auditi i KLSH ngre pikëpyetje për procedurat e Parqeve Fotovoltaike dhe Eolike! Balluku merret nën hetim nga SPAK

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re