Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një intervistë të drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani, në vitin 2015-të ku thoshte se godina nuk përbënte rrezik, por pesë vjet më pas ka ndryshuar qëndrim.

Në shkurt 2015, firmëtarja e prishjes së Teatrit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të shprehej se, godina nuk rrezikon të shembet, ndërsa specialistët e IMK-së kishin punuar për përmirësimin e kushteve dhe parametrave të tij.

“Objekti ku sot zhvillon aktivitetin Teatri Kombëtar ka pësuar dëmtime. Raporti i hartuar nga specialistët e IMK pasqyron në mënyrë të hollësishme gjendjen. Në këtë raport NUK bëhet fjalë për jetëgjatësinë e objektit, i cili në vetvete NUK RREZIKON, por i përmirësimit të kushteve dhe parametrave për funksionimin e tij – deklaronte Dollani.

Në datën 16 korrik 2015 e njëjta drejtoreshë i dha Teatrit Kombetar statusin ligjor “Në Mbrojtje Paraprake” ndërsa tashmë e njëjta drejtoreshë si pjesë e Këshillit Bashkiak ka firmosur prishjen e Teatrit Kombetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re