Pesë qytetarë të Hong Kongut u dënuan me 19 muaj burg për botimin e librave për fëmijë, në të cilët anëtarët e lëvizjes lokale pro-demokratike u portretizuan si dele që mbronin fshatin e tyre nga ujqërit – pikërisht Pekini.

Ata u shpallën të gjithë fajtorë për “kryengritje”, sipas një ligji kolonial britanik që përdoret tani nga autoritetet për të mbytur zërin e mospajtimit, së bashku me Aktin e Sigurisë Kombëtare të miratuar në 2020.

Lai Man-ling, Melody Jeung, Sydney Eng, Samuel Chan dhe Fong Cho, të gjithë anëtarë themelues të sindikatës së mësuesve të drejtshkrimit që nisi botimin e librave, janë në paraburgim për më shumë se një vit.

Librat u botuan në vitin 2020, një vit pas protestave masive të lëvizjes pro-demokracisë në ish-koloninë britanike.

Sot, duke iu drejtuar gjyqtarit Kwok Wai-kin, i cili i quajti librat “shpëlarje truri”, tre nga pesë thanë se nuk ishin penduar. Melody Yeung, 28 vjeç, madje tha se shpreson të qëndrojë në anën e deleve. “Meraku im i vetëm është që nuk arrita të botoj më shumë libra para se të arrestohesha”, shtoi ai.

Prokurorët argumentuan se librat me figura kishin për qëllim “të nxisnin urrejtjen e lexuesve ndaj autoriteteve kineze”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re