Qytetarët e Spanjës dhe Portugalisë festuan me gëzim rikthimin e energjisë elektrike në rrugë.

Siç është raportuar nga mediat, por edhe siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, qytetarët festuan rikthimin e energjisë elektrike me brohoritje, gëzim dhe valle në rrugë.

Portali portugez Publiko raporton se shumë qytetarë festuan dhe kënduan nga dritaret e apartamenteve dhe shtëpive të tyre, por edhe në rrugë.

Skena të ngjashme nga rrugët e Spanjës u postuan në mediat sociale.

Si kujtesë, të hënën, më 28 prill, para mesditës, pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë mbetën pa energji elektrike, gjë që shkaktoi probleme të mëdha në të gjitha llojet e trafikut, por edhe në jetën e përditshme. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko