Shkrimtari Fatos Kongoli i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për librin që i ka dedikuar bashkëshortes së tij Lili.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se si u ndie bashkëshortja pas botimit të romanit “Lëkura e Qenit”, Kongoli tha se ajo e ka mbështetur gjithmonë, dhe se me këtë roman i dhuroi gjithë mëkatet e tij.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Si ka lindur dashuria me Lilin?

Fatos Kongoli: E kam patur në një lagje, në një shkollë disa kohë. Qe një ndërmjetësim, një mikeshë e përbashkët e familjes time dhe të sajës, edhe ma shtiu në mendje, shih tha se është një vajzë. Unë nuk po bëhesha mbarë.

Pranvera Borakaj: Sa vjeç ishit?

Fatos Kongoli: Se mbaj mend.

Pranvera Borakaj: Para apo pas të 30-ve?

Fatos Kongoli: Para të 30-ve.

Pranvera Borakaj: Edhe ju keni një mesazh shumë të bukur për Lilin?

Fatos Kongoli: Po i kam kushtuar libër “lëkura e qenit”. Lëkura e qenit jam unë, është personazhi, është mëkatar i madh ai i madh ai. Unë i kam dhuruar Lilit, librin e mëkateve të mia.

Pranvera Borakaj: Do më tregosh se si u ndie Lili pas botimit të librit?

Fatos Kongoli: Lili u emocionua shumë sa filloi të qante.

Pranvera Borakaj: Tha e ke ndëshkuar veten shumë?

Fatos Kongoli: Lili ka qenë gjithmonë dakord me mua për çdo gjë, përveç alkoolit.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re