Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është pasuruar me një koleksion të veçantë fotosh, të cilat janë ruajtuar prej shumë vitesh nga një familje kuksiane.

 

Luçian Bedeni, drejtori i Muzeut Fotografik “Maubi”, tregon në Quo Vadis se bëhet fjalë për 25 mijë foto të cilat i rezistuan dhe periudhës së errët të diktaturës.

 

“Është koleksioni më i fundit i dhuruar nga një familje nga Shishtaveci i Kukësit. Është një histori mjaft interesante dhe ky është do të thoja koleksioni i vetëm i një çifti në Shqipëri, të cilët e kanë ruajtur koleksionin që nga vitet 40’, 50, 60 e deri në vitet 70’ , kanë zhvillim shumë të madh të koleksionit të tyre, kanë një aktivitet intensiv në mënyrën e dokumentimit dhe pasqyrimit. Ata ishin fillimisht të angazhuar në zhvillimet politike të periudhës së diktaturës, por në fakt ata braktisin këto pozicionet e të qenurit zyrtarë për t’iu dedikuar fotografisë”, tha ai duke theksuar se aparati me të cilin u shkrepën këto foto u krijua nga vetë fotografët.

 

Ky koleksion u dhurua nga familjarës e çiftit, të cilit siç Bedeni thekson menduan se vendi i duhur ishte pikërisht Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re