Zëdhënësi i presidentit Meta ka publikuar fillimin e një email-i në drejtim të një deputeti të PS, nga ana e një gazetari, ku i kërkonte për të ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë Drejtores së Arsimit të Kamzës.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi ka theksuar se asgjë nuk e shpëton aferën e zezë të inceneratorëve të zinj nga hetimi, ndëshkimi dhe hakmarrja e popullit shqiptar për bandën që tallet me qindra milionë euro të vjedhura e të çuara në kompanitë guaska në off shore.

LEXO EDHE:
VIDEO/ ‘Edhe hajdut edhe bën si i çmendur…’,Vasili për Ramën: Është kapur me presh në dorë!
Sipas tij, portalet dhe mediat e Rilindjes që punojnë në të zezë të shmangin vëmendjen nga kjo aferë e tmerrshme, janë të pashpresa duke shpikur shpifje për Presidentin.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Në një e-mail drejtuar një deputeti të PS, për të ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë Drejtores së Arsimit të Kamzës, Doçi i Malavitës shkruan:

“…Babai ka qënë 25 vjet sekretar partie. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh ka qenë dhe është komisioner i PS në komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS.

Nejse, tani nuk më intereson më emërimi i bashkëshortes time. Dua t’ju tregoj shqipëtarëve për dallaveret , që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po e kam personale me ty. Dhe jam i vendosur të vijoj.”

E filluam me këtë email, si një provë të parë dhe të mjaftueshme momentalisht, pa u shtruar nevoja për të tjera, për t’u treguar se çfarë fytyrë Doçi përdor sot Malavita për të fabrikuar lajme të rreme.

Asgjë nuk e shpëton aferën e zezë të inceneratorëve të zinj nga hetimi, ndëshkimi dhe hakmarrja e popullit shqiptar për bandën që tallet me qindra milionë euro të vjedhura e të çuara në kompanitë guaska në off shore.

Burgu nuk është premtim por fati më i mirë që i pret këta horra ndërkohë që dhjetëra shqiptarë po humbin jetën nga keqmenaxhimi i pandemisë dhe mungesa e mbështetjes së domosdoshme.

Janë të pashpresa portalet dhe mediat e Rilindjes që punojnë në të zezë të shmangin vëmendjen nga kjo aferë e tmerrshme duke shpikur shpifje për Presidentin.

Të hënën gati në konferencën e shtypit.

Tani çdo të hënë dhe çdo të premte konferenca shtypi për të thelluar transparencën me qytetarët!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Në një e-mail drejtuar një deputeti të PS, për të ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme pranë Drejtores së Arsimit të…

Publiée par Tedi Blushi sur Vendredi 16 octobre 2020