Nga miqësia me Ramën asaj dyshohet se iu dogj dhe restoranti.
Aida Gjeçaj, një thethiane që më herët kishte qenë në podcast me kryeministrin, e dyshuar nga bashkëfshatarët si “spiune” e ndërtimeve pa leje në Theth, edhe ajo vetë nuk është dakort me atë që po ndodh atje këto ditë. “Nuk e di pse tani, sepse tani është momenti më i keq vërtet, jemi në mes të sezonit dhe kemi turistë të cilët po anulojnë(rezervimet. Janë në traumatizuar, refuzojnë dhe të bëjnë ecje, shohin situatën dhe kanë frikë. Nuk e di pse tani jemi mu në mes të sezonit dhe përtej të gjitha dëmet rrezikohet dhe humbja e sezonit”, tha ajo në një prononcim televiziv.
Tashmë pa biznesine saj, restorantin që nuk ishte ndërtim pa leje, si një flamurtare e turizmit aty, Aida Gjeçaj thjesht pëshpërit dëshpërueshëm vizionin e saj mbi Thethin.
“Dëshira ime ishte ta kisha Thethin si ato Alpet e Italisë që kam vizituar, ato fshatrat me rrugë të sistemuara, me shtëpitë alpine, dhe stilin që e dallon në çdo që ti e dallon ne çdo luginë që vete nga Italia në Slloveni apo në Austri apo dhe Zvicër”. /tesheshi.com/



