Nottosondaggi ka sjell në News24 një panoramë të përkrahjes së shqiptarëve për punën e qeverisë së PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë?  Të anketuarit deklarojnë në masën e 44% se puna e qeverisë këtë mandat ka qenë pozitiv.

Ndërkohë që 49 përqind e tyre janë të mendimit se rezultatet dhe puna qe qeverisë Rama ka qenë negative.

Nga votuesit e zgjedhjeve të 2021-shit evidentohet se elektorati që ka votuar pro PS-së deklarohen në masën 71% se qeveria ka bërë punë pozitive.

Ndërkohë që 26 % e votuesve socialist shprehën se qeveria ka bërë punë negative. 3 % nuk deklarohet, por thekson “nuk e di”.

Nga ana tjetër, votuesit demokrat në masën 94 % shprehën se puna e qeverisë vlerësohet negativisht këtë mandat. Ndërsa vetëm 5 %  tyre është mendimit se qeveria ka punuar mirë, pra pozitivisht.

LEXO EDHE: 

Si e vlerësoni punën e Qeverisë? Sondazhi në News24 zbulon: 49 % e shqiptarëve vlerëson si “negative” performacën e Këshillit të Ministrave! Si ndahen preferencat

“Notosodaggi” në News24, zbuloni kush janë liderët më të besuar nga shqiptarët. ‘Fitojnë’ terren Shehaj dhe Lapaj

 Gara e 11 majit, dalin rezultatet e sondazhit të parë në News24! 37% e shqiptarëve jetojnë ‘më mirë’ se 4 vite më parë, 28 % jetojnë ‘më keq”! Si ndahen votat mes votuesve të PS dhe PD

Sondazhi i parë për zgjedhjet e 11 majit! Shqiptarët shprehen: 41% e të moshuarve dhe të rinjve janë ‘me keq’ se 4 vite më parë! Çfarë thonë për sipërmarrësit, invalidët dhe emigrantët

A po shkon Shqipëria në drejtimi e duhur apo të gabuar?! Ja përgjigjet e sondazhit të Antonio Notos në News24 – Tabela

Si u ka ndryshuar cilësia e jetesës shqiptarëve në 4 vitet e fundit? “Nottosondaggi” në News24: 70% e votuesve të PD deklarojnë përkeqësim! 64 % e socialistëve janë…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko