Nga Agron Gjekmarkaj

Kronike per veten dhe atë çka mbetet !

Per mua qe një ditë e veçantë feste. Vetë Kryezevendes Lideri Muli më takoi  me solidaritet pas fjalimit. U ndjeva i fortë. Me gjasë kisha qelluar në shënjë. Ja nduka vetullat Babos. Të tjerve u thashë ç’bëni more ju plaçin sytë , ju plaçin. Qënki jeziter.

Ai nuk është nga ata që ta ha hakun perkundrazi. Mbeshtetja e tij do më frymëzoje për më tej. Lengata e kishte hequr ca në shendet por jo në vendosmeri. Bana syri i majtë i Doktorit si dhe autorja e librit të zi të zgjedhjeve me ndoqi në këmbë pa shumë vemendje,  me paragjykim të dukshem siç e meritojnë sterhollimet intelektuale, vicklat e yshklat e teperta,  dukshem e befasuar nga sjellja atërore e Kryezevendesit babaxhan.

Mengjesi kishte ngjyrë bizele si kostumi i Ermos. Qerratesha e ndezi shamaten e tollovinë me shumë pasion duke gjetur hazer xhevapin e Gaz Bardhit. Ermua është mbreteresha  e sherrit.  Klodiana Bushka skuqej edhe më nga pasiguria e situates. Doktor Tritani në kerkim të së drejtes së neperkembuar të Opozites  e quajti “pocaqi” atë që e pat perjashtuar nga grupi në ato kohe të errta. Luli  me sygjeroi ta shenoj si fakt per kroniken.

Nuk ja prisha se mu dhimbs. Mbeta pa e pyetur a je i kenaqur me Gaz Bardhin si kryetar grupi se është gojkeq ai si vershimi i Lanes ? Ta shihje si fliste dhe Doktorit zemra mal.  Erdhi kjo dite e bekuar. Sajmua Korreshi për t’ja shtuar merzinë  Liderit të vogel historik i kendontë pas shpine “ tuj tuj tuj O Sali o Baba  kthehu prapë  se bëmë shaka/ Ky Lul Basha na doli qerrata/ tuj tuj tuj.

Jorida kjo Shën  Mari e Opozites tek ecen në  “via crucis”  pikellohet që salla është bosh kur i bie rralla per të folur. Sot shpernadu disa buzëqeshje, një Lulit, dy Gazit, një Braçes, një çerek mua, një çerek edhe Tonit se helbete nuk i dukemi dhe aq të rëndesishem.  Ehu ka hierarki në begenisje.

Salianji ai njeriu i mirë dhe i pa të keq që të gjithë njohim, ky klerik i kohrave moderne me thirri në kafe.

Vajta. Me sytë që i rrotullon si zog dreqit e me shpejtësinë e tij vuri re diçka e me tha “Fate Media po hyn në sallë, ke gjë per të thënë?”. E kqyra dhe vertetë Fatja me hap të konsoliduar nga eksperienca si lider u fut deri në gjysmen e akçihanes, ngadalë rrotulloi koken i bindur që mbi supe mbante globin teksa vullneti i tij është leve Arkimedi.

Kosta i Lindites dhe i Gramozit mbi ballë kishte një plagë të cilen nuk mundohej ta fshihte. Me zor priti ta pyesja ç’të ka ngjarë more i uruar?  Po ja tha isha në aeroport në Mynih po fliste Babo në Keshillin e sigurimit kur befas dikush nderroi kanalin dhe unë si dash shkova dhe e thyeva televizon me kokë në shënjë proteste.

Po Lindita ç’bëri? Me pa me admirim shpjegoi e me inkurajoji të vazhdojë keshtu., me tha që ai curril gjaku është dekorata më e madhe që shekujt  e as akademizmat nuk ta dhanë.

Laert Duro i cili në magazen e tij ka domixhanë me kartela ku shkruhet, lot i sinqertë, lot rastesor, lot i ngrohtë, lot krokodili, lot i ëmbel , lot i vertete, etj rrinte si i shushatur në mos dijen se ku ta klasifikonte këtë rast të ri trimerie. Arben Pellumbi shfaqi pak xhelozi sesi Kosta ja del ti bëjë të dukshme aktet e tij si grushtet ndaj Çelinit në Ponte Vekio në Firence ndersa ai vuan së brendshmi në ndjesitë e tij në pritje që hilerat e grekerve ti mund vullneti i Perendisë.

Ulsiu kishtë vënë pak bark nga stresi i një vere mbushur me gojë të liga ndersa në dorë mbante dosje me amnistira e ligje që ju dridhte zemren çunave të Dubait. Pas betejes me Mulin rrinte si kalores nurses e I plagosur  pranë Mimi di Puccini  e hallë Ikonomit. Nasip beu kohet e fundit është gjithnjë e më i gezuar ndonëse më shumë qesh Xhemali i njohur tanimë si konfucisti i Kuvendit.

Dilo Nasufi nuk shihet dhe Bujari i Lushnjes nuk ka bërë kënge të reja per Babo komandantin. Ismet Beqiri vigjilent  pas debatit me ruset në OKB  e nxorri një nga xhani  duke mbjellur xhelozi “ Në Nju Jork në atë kulle xhami foli Babo partizani/ në Mallakaster mberriti nami/ si Enveri në Paris shkelqeu Babo në  atë mexhlis/Krah ju bë Zelensk evlatit i theu hunden rus veshgjatit/. Bledi Çuçi e degjoi e metoi me vete nuk do ishte keq ta bëja edhe unë një , koha po kalon. Elisa e veshur me të ullirta si militare priste lajm të nisej nese trupat e Lavrovit i ngrinin Babos pusi. Here pas here gjuante me grusht si Rambo pata frike mos i bën dëm syzet ministrit te ri të financave dhe na merr shejtani shifrat.

Qeveria u bë def nga sytë , atje kishte mbetur vetem Tao si bimbash në sokak. Margeriti nuk u pa dhe natë na i bëri zemrat e uruara. Etilda  aq e heshtur sa qe nuk na i ndriçoi ato . Bora rrinte si një monalize imobile mbi kompjuterin esaj si e vetmja stakanoviste e mazhorances. Ina Zhupa po e tund dhenë nën miratimin solemn të Luan Baçit. Në kohen kur stomaku kerkonte ndihme xhymerti Xhelal Mziu erdhi si peshqesh i pejgamberit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re