Të premten që lamë pas përcollëm lajmin e gëzuar se Bona më në fund u nis drejt Italisë, me shpresën e madhe se do të shërohet në spitalin e mirënjohur ‘Bambino Gesu’.

Familjarët shpërthejnë në lot teksa Bona niset! Fjalët e motrës së saj të prekin në shpirt

Nëna e Bonës së prekur nga tumori, ka përcjellë një mesazh të shkurtër video, ku na tregon se analizat e skaneri janë kryer dhe tashmë pritet të bëhet operacioni për vajzën. Nëna e vogëlushes falenderon edhe njëherë të gjithë shqiptarët që ndihmuan të bijën dhe lutet që gjithçka të shkojë mirë.

Nëna: Përshëndetje të gjithëve. Kemi arritur mirë në spital e kemi bërë analizat e skanerin për vajzën. Po presim mjekët që të na thonë për operimin e vajzës.

E falenderoj Elvisin, Sidritin dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, që ne arritëm deri këtu. Me shpresën në Zot, inshallah do t’ja dalim. Zoti ju ruajtë të gjithëve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re