Skip to content

Si është e vërteta se në selinë e PD do të ndërtohet një kompleks kullash?

Akil Kraja ka publikuar një potim në Facebook ku aludonte se në tokën nga Xhamia e Namazgjasë deri tek Katedralja katolike do të ndërtohet një kompleks i madh.

Kështu Kraja, e më tej Berisha, pretenduan se Basha e ka shitur godinën e PD për një pallat të madh.

Pse dhe si gënjyen?!

Linku që ka postuar Akil Kraja si burim të dërgon në një faqe online arkitekture dhe dizjanimi e cila hedh në të gjithçka që gjen për arkitekturën online.

Në linkun e postuar nga Kraja rezulton që projektuesi i ndërtesës së supozur në selinë aktuale të PD është një kompani e quajtur Ground 11 https://www.ground11.com

Kompania është e themeluar nga një indian dhe në faqe e saj janë ekspozuar disa ndërtesa të ndryshme në vende si India, Etiopia, Nigeri dhe kështu me radhë.

Qartazi këto ndërtesa nuk ekzistojnë dhe janë sajesa interesante të arkitektit apo dikujt që ka lidhje me arkitekturën.

Fjala vjen RAS Hotel në Addis Abeba nuk është ai i paraqituri në foton në fjalë por një karakatinë në Addis Abeba.

Në Lagos kompania pretendon të ketë ndërtuar një Night Club që nuk ekziston sikundër nuk ekziston thuajse asnjë godinë.

Vetë Partia Demokratike i hodhi poshtë pretendimet se në selinë e PD-së do të ndërtohet ndonjë kompleks kullash.

PD tha se kjo në fakt, është një gënjeshtër e Sali Berishës.

“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme.

Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës.

Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike.

Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, thuhet në reagimin e PD.

https://www.mgsarchitecture.in/architecture-design/projects/1637-seamless-integration.html?highlight=WyJ0aXJhbmEiLCJ0aXJhbmEncyJd&fbclid=IwAR297jB6QsxM8GRXsfYa0Ej0T5nHM8Weg6PEGxLDYIpMxWgGU5yhc1ueylc