Skip to content

Si është gjendja në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë në terapi intensive

Ndërkohë kur numri i të prekurve me koronavirus në vend është rritur sot edhe me 15 raste të reja, në dy spitalet COVID vazhdon trajtimi mjekësor për shërimin të pacienteve të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive”- beri me dije MSH.

Ndërkohë që sipas saj, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.