Që prej 72 vjetësh e mban në memorje kohën kur ia kushtonte veten adhurimit në Zot. Sot është 84 vjeçar dhe vijon të vijë në xhaminë e Shkodrës. Ky i moshuar quhet Haxhi Sheuki Dibra dhe tashmë në muajin e Ramazanit nuk mungon thuajse asnjëherë në xhami.

Në intervistë për Top Channel, kujtn se ka qenë rreth 13 vjeç kur ka nisur të falet e të mbajë Ramazanin.

“Kam ken në klasën e 7. Mund të kem qenë 13 vjeç. I kam të shkruara këtu sa të jem gjallë (në mendje) prej të madhit Zot. Pse është ushqim për mua falja e Namazit, që është më kryesorja. Deri më sot s’kam patur problem, sepse në muajin e Ramazanit, kam më shumë  forcë.”-thotë Haxhiu.

I moshuari madje ka kaluar dhe Covid, e më në fund mund të vijë për vizitë në xhami.

“Me ndihmë e të madhit Zot e kam kaluar atë sëmundje.”-tregon 84 vjeçari.

Ai tregon se në kohën e komunizmit falja e mbajtja e Ramazanit bëhej fshehtas.

“Në kohë të komunizmit, agjërimi e falja ishin të vështira. I mbyllnim penxheret, e madje edhe me batanije që të mos shihej asnjë grimë dritë nga jashtë.”-thotë i moshuari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re