Elbasani si asnjëherë më parë nuk do të festojë sot Ditën e Verës. Kjo festë shumë e rëndësishme për elbasanasit i ka gjetur ata të mbyllur në shtëpi. Gazetarja Esiona Konomi ishte në familjen e Mehdi Zenës një nga figurat më të rëndësishme të këngës elbasanase.

Mehdiu së bashku me bashkëshorten e tij ndodhen sot në banesën e tyre, mirëpo pavarësisht atmosferës së pakëndshme, në tryezë nuk mungon simoli i kësaj feste, ballokumja. Mehdiu përpos të gjitha bën thirrje që qytetarët të mos dalin nga shtëpia.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=SCQPf0gnIo0?feature=oembed&w=1200&h=675]

Pjesë nga intervista:   

Esiona Konomi: Është hera e parë që ju jeni një nga zërat më të ëmbël të Elbasanit që qëndroni në shtëpinë tuaj?

Mehdi Zena: Si kjo…madje një shoku im nga Durrësi sot më uroi Ditën e Verës, edhe tha një gjë të bukur: “Tërmeti na nxorri jashtë, ky na futi brenda”. Kjo nuk mbahet mendo ndonjëherë, vuftë dorë Zoti dhe qofshim mirë të gjithë.

Esiona Konomi: Ju po fetsoni sot mesa shoh, zonja e shtëpisë i ka marrë masat. Si është një ditë vere brenda në shtëpi? Ju po qendroni me siguri të vetëmbrojtur, u jeni bindur autoriteteve?

Mehdi Zena: Më vështirë nuk ka ku të shkojë, se për Ditën e Verës ne dilnim tufa-tufa njerëz  sa të duash. Ndërs atani dle jashtë dhe nuk shikon as njerëz as festë. Më e keq se kjo nuk ka. Megjithatë, ne i bëmë këto adetet tona, qoftë për të gjithë një vit i mbarë, pa sëmundje.

Esiona Konomi: Më lejoni të pyes zonjën Flora, bashkëshorten tuaj. Kur e gatuat ballokumen, komshinjtë tuaj e kanë bërë?

Bashkëshortja e Medni Zenës: Në radhë të parë gëzuar Ditën e Verës! Për elbasanllinjtë ballokumet janë e para, fqinjët edhe kanë bërë, por ne kemi qenë të mbyllur.

Mehdi Zena: Nuk është ai entuziazmi që ka qenë gjithmonë për ditën e verës. Unë dola sot pak, se ka edhe njerëz që abuzojnë. Shkoj që portokalli para 4 ditësh ka qenë 60 lekë, sot thoshte 200 lekë. Kjo nuk është mirë. Në këto raste këhstu duhet solidaritet, q ëtë venë dorën në zemër njerëzit dhe jo të shfrytëzojnë rastin.

Esiona Konomi: Ju sot nuk do të shkoni te fqinjët dhe as nuk do të prisni miq. Kush është këhsilla juanpër bashkëmoshatarët tuaj që janë edhe më të prekur nga ky virus.

Mehdi Zena: Këshilla është të mos dalin, atë e ka thënë kryeministri. Është puna të mos dalin, kjo është më e mira që mund të bëjnë, nëse duam veten tonë. Është një armik që nuk di nga vjen. Ne po rrimë këtu. Edhe e ndenjura nuk ka siguri. /abcnews.al

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re