Ish drejtuesi i lartë i policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me përplasjet e mbrëmshme mes policisë dhe tifozëve holandezë të cilët shkaktuan trazira në Tiranë duke plagosur edhe disa efektivë.

Prençi tha se masat e marra për ndihmë nga policia e Kosovës ishin të vonuara dhe duhet të ishin marrë që mbrëmë. Ndërsa theksoi se policia nuk kishte arritur të menaxhonte situatën me tifozët, duke vonuar ndërhyrjen që solli më pas shumë dëme.

‘’Një event I tillë ka impact të gjithë anshëm por gjithsesi ngjarjet e mbrëmshme ishin ngjarje që ndodhin në evente sportive, kanë ndodhur në gjithë Evropën por fakte që grupe tifoyësh sulmuan policinë drejtpërdrejt dhe policia nuk ishte e përgatitur, ndërhyrja ishte e vonuar duke sjellë edhe shumë dëmtime. Një event i tillë ka kërkuar parapërgatitje nga lidershipet e policisë prej muajsh. Sot kanë ardhur forca të policisë së Kosovës në Tiranë, gjë që duhet të kishte ndodhur që mbrëmë.

Kur filluan të vijnë tifozët me grupe duhet të kishin ndërhyrë FNSH. Policia e ka vlerësuar si evenimet por nuk ka dalë përtej karakteristikave Nuk duhet ta shohim si event sportive vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. Fakti që sot po frekuentohen të gjitha aeroportet e rajonit do të thotë se ky event sportive ka ndikim në të gjithë Ballkanin dhe duhet të ketë bashkëpunim policor të vendeve të rajonit’’-tha Prençi.

Ndërkohë më tej shtoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet të ishin privuar nga e drejta e tyre për të udhëtuar drejt Tiranës.

‘’Kemi dëgjuar lloj lloj reklamash dhe thirrje të pamenduara që kurrë nuk duhet t’I flaës një kryeministër apo ministër ku u thotë qytetarëve shqiptarë të mos lëvizin drejt Tiranës. Kushtetuta nuk i privon qytetarët shqiptarë për të bërë këtë gjë vetëm në raste të rralla. Në Shqipëri i mbushet mendja ministrit dhe thotë qytetarëve të mos shkojnë në Tiranë. Ku e marrin këtë guxim, qytetarët mund të përgjigjen se nuk kanë punë por se duan të dalin për qef në Tiranë’’- u shpreh Prençi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re