Presidenti i Amerikës, Donald Trump është tashmë i shtruar prej tre ditësh në Qendrën Kombëtare Mjekësore Walter Reed, ku po trajtohet pas infektimit me koronavirus.

Trump do të jetë në duart e rreth 7,000 anëtarëve të stafit, duke përfshirë disa nga mjekët më të njohur të vendit. Mësohet se Presidenti do të qëndrojë edhe në Suitën Presidenciale, një pjesë e së cilës e kthyer në spital.

Sipas mjekëve më kritike për Trump do të jenë dy ditët e ardhshme, ndërsa vetë ai thotë se gjendja e tij është përmirësuar nga koha kur u dërgua në spital. Derimë tani Trump nuk ka pasur nevojë për oksigjen shtesë, ndërsa mjekët pranojnë  se gjendja e tij është e qendrueshme.

“Spitali” është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuar për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Suita është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të cilat do të përdoren nga presidenti.

Njoftimi u dha nga Connie Mariano, i cili shërbeu si mjek i dy presidentëve George HË Bush dhe Bill Clinton, si dhe ishte drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Siç shihet edhe nga fotot ‘spitali’ është luks nga brenda, çka të jep përshtypjen e një hoteli me 5 yje dhe jo të një spitali. Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të jetë ‘duke punuar’ nga Suita Presidenciale gjatë një qëndrimi prej ‘disa ditësh’, por shumë spekulojnë se shtrimi në spital i tij sugjeron që presidenti është shumë më i sëmurë sesa deklaratat zyrtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re