Lindita Nikolla u zgjodh ditën e sotme me 79 vota pro, 4 kundër dhe asnjë abstenim, në krye të Kuvendit të Republikës për legjislaturën e ardhshme

Duke bërë kalkulimet aritmetike në bazë të deputetëve që votuan, bojkotit të demokratëve, si dhe votave që disponon mazhoranca socialiste, dalin dy vota pro që kanë ardhur nga radhët e aleatëve të Bashës.

Partia Socialiste ka aktualisht 74 ulëse në parlament dhe së bashku me PSD-në e Tom Doshit shkon në 77.

Në votim morën pjesë dhe Monika Kryemadhi së bashku me tre deputetët e tjerë të LSI-së, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Flamur Çela, duke shënuar në këtë mënyrë dhe “krisjen” e parë në dukje mes Opozitës së Bashkuar. Por nga ana LSI-së theksohet se 4 votat kundër Lindita Nikollës ishin të 4-ta nga radhët e LSI-së, duke e bërë më të thjeshtë problemin se kush janë dy deputetët që votuan pro qeverisë.

Aleatët e vetëm të Bashës të cilët morën pjesë në votim janë kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe deputeti i PDIU-së, Nusret Abdulla, të cilët me shumë gjasa kanë votuar pro mazhorancës socialiste.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re