I kishin vlerësuar si zgjedhjet më të pazakonta dhe të tensionuara në Shqipëri, por një ditë pas votimit mediat ndërkombëtare e vënë theksin tek mungesa e dhunës.

“Zgjedhjet lokale të bojkotuara nga opozita zhvillohen paqësisht”, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Votim shkoi pa probleme, pasi vendet perëndimore paralajmëruan kundër akteve të dhunës”, shkruan “Reuters”.

Megjithatë, vijon “Reuters”, pati nga ata që tallën votuesit me këngë dhe slogane nga partia komuniste.

“Kryeministri Rama i cilësoi zgjedhjet një fitore për Shqipërinë europiane, ndërsa kreu i Partisë Demokratike pohoi se pjesëmarrja e ulët nënkuptonte se populli e kishte refuzuar farsën”, vijon më tej agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Edhe “Euronews” e vë theksin tek zhvillimi paqësor i zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të opozitës.

“Nuk pati incidente të mëdha”, pohon “Euronews”, duke kujtuar se organizmat ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për shmangien e dhunën.

“Shqipëria shmang dhunën në zgjedhjet e kontestuara lokale”, shkruan “Balkan Insight”, e cila vëren se procesi i votimit shkoi më paqësisht nga ç’pritej.

“Fitorja pa rivalë e Ramës”, është titulli i “La Stampës”.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko