Komunikimet në rrjetin SKY mes anëtarëve të grupit kriminal ku të përfshirë rezultojnë biznesmeni Pëllumb Gjoka, shoferi I tij Edmond Preka, Behar Bajri, Denis Bajri si dhe I shumë kërkuari Ervis Martinaj kanë zbuluar, porositësit dhe mekanizmin e vrasjes së Gjin Borriçit në Shkodër.

Nga hetimet ka rezultuar se vrasja e 40-vjeçarit Boriçi është kryer nga grupi që drejtohej nga Behar Bajri për llogari të Ervis Martinajt. Ndërsa ky I fundit në këmbim të do kryente vrasjen e Kleanti Musabelli, për interes të Pëllumb Gjokës.  Në komunikimet që mbajnë datën 8 gusht 2020, ditën kur ndodhi edhe vrasja, Behar Bajri flet me Pëllumb Gjokën ku tregon për ngjarjen.

Behar Bajri: U kry, tani presim atë tëndin, atë që deshi ai u kry, Gjin deshti ai…

Pëllumb Gjoka: Ok vëlla, kjoft me zotin, futja gjumit.

Pak minuta më vonë, Behar Bajri që thirrej edhe me pseudonimet “Kapadeni” e “Lopata”, komunikon me shtesain Denis Bajri që dyshohet se është një nga autorët ku I tregon edhe mënyrën e ekzekutimit.

Denis Brajoviq: Gjoks e kry kapedan, mu blloku se desha me ja gri kryt, se me tha diçka…

Më pas Denis Bajroviq njofton edhe Ervis Martinaj për ngjarjen dhe e pyet nëse ka dalë apo jo në televizor lajmi për vrasjen e Gjin Borriçit. Autorët marrin telefonat e viktimës një prej të cilëve përdorej për aplikacionin sky dhe  më pas djegin makinën më të cilën kryen vrasjet.

Denisa Bajroviq: Po vëlla SKY, e fshiva krejt prej këtu. Jo se menduam se e ka pas në çantë, por e kishte pas në xhep. Atë tjetrin ja thym edhe e tretëm. Makina u djeg, teshat I djegëm.

Rezulton se Pëllumb Gjoka ka bashkëpunuar edhe me zyrtarë të policisë siç është edhe rasti I Ardit Hasanbegajt, ku kërkon prej këtij të fundit informacion për vrasjen e Borriçit.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo e mbrëmshmja?

Ardrit Hasanbegaj: Nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi.

Pëllumb Gjoka: Si duket si dorë?

Ardrit Hasanbegaj: Ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi, por besoj do të nxjerrim diçka.

Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara nga autoritetet francesë ndërsa në pranga përfunduan 6 persona mes të cilëvë drejtuesi I prokurorisë së Kukësit, ish-shefi I operacvionales si dhe ish-shefi I krimeve në policinë e Shkodrës. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë emra të njohur të botës së krimit mes të cilëve Ervis Martinaj, Behar Bajri, Denis Bajri, Eljo Hato./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re