Ish-drejtori i Auditit në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës, Muharrem Doku ka denoncuar skandalet në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të Ceno Klosit, duke thënë se po u behet presion dhe terror punonjësve për të arritur interesat e drejtuesve.

Muharrem Doku në news24 ka denoncuar emërimet nepotike dhe politike në Drejtorin e Tatimeve, duke thënë se kjo bëhet për të patur nën kontroll punonjësit në mënyrë që ata të moszbatojnë ligjin, por interesat personale të drejtuesve, duke ndëshkuar bizneset.

“Qëllimi përfundimtar janë interesat e drejtuesve. I heqin ditën e punës dhe kjo është një flagrancë që nuk parashikohet në ligj. U japin masa disiplinore të vazhdueshme”, ka denoncuar ish drejtori i Auditit

Sipas tij në Tatime ka emërime të personave pa diplomë përkatëse apo në konflikt interesi.
“Me lidhje nepotike, por edhe me lidhje partiake.  Ka sot njerëz të padiplomuar që figurojnë të punësuar në administratën tatimore!”- u shpreh Doku.

Në denoncimin e tij, ish drejtori i Auditit tha se që nga ardhja e Ceno Klosit administrata Tatimore është nën një trysni dhe klimë terrori.

Punonjësit sipas tij detyrohen të nënshtrohen dhe jo të zbatojnë ligjin. “Kur një punonjës nuk është i qetë të bëjë punën e tij dhe kjo reflektohet në vendimmarrjen që ata kanë ndaj subjekteve”, theksoi ai.

Raporti i KLSH ka denoncuar shkeljet e Tatimeve, në këtë rast zoti Doku nëse do të kemi rasti si i juaji, procedime të cilat i shkojnë gjykatës?!

Muharrem Doku: Jam njohur me raportin e KLSH, vjet ka ardhur tek Tatimeve. Nuk kam qenë pjesë e raportit, por të them për parandalimin dhe konfliktin e Interesit. Në administratën Tatimore ka shumë njerëz që kanë konflikte interesi. Janë marrë disa masa për disa raste, janë larguar, por vazhdojnë edhe sot të kenë dhe sot konflikte interesi.  Në kuptimin që dikur kanë punuar në zyra kontabiliteti dhe figurojnë dhe sot që mbanë edhe sot subjekte privat dhe sot janë në administratën tatimore.

Lidhur me listën e notave dhe dokumenteve të tjera. Në administratën tatimore ka njerëz që janë pa diplomë.
Si janë futur në Tatime?

Me lidhje nepotike, por edhe me lidhje partiake.  Ka sot njerëz të padiplomuar që figurojnë të punësuar në administratën tatimore!

Si ndikon kjo?

Kjo ndikon që proceset gjyqësore fitohen të gjitha na punonjësit që largohen padrejtësisht.

Ju keni në eksperiencë të gjatë te tatimet…
Muharrem Doku: Unë kam një eksperiencë të gjatë te Tatimet, kam qenë në vitin 2008 drejtori i Auditit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Por s’janë bërë kurrë emërime të tilla.

Si ka ndryshuar ndër vite administrata Tatimore dhe çfarë ndodhi me ardhjen e Ceno Klosit?

Muharrem Doku: Unë jam larguar në 2014 nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe kam fituar procesin gjyqësorë dhe jam rikthyer në vitin 2021 në drejtorinë e tatimeve të Tiranës.

Qe nga ajo kohë deri më sot në DP Tiranë është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm. Aty është frymë terrori. Nuk mund të punosh. Nga vjen ky terror? Nga këshilltari i drejtorit të Përgjithshëm, Elton Libohova. Terrori vjen nga personat e komanduar siç është rasti i drejtorit aktual, që është tej normave në shkelje të ligjit i komanduar. Merr vendime  për të larguar njerëz nga puna, por edhe për subjektet.

Punonjësve u bëhet terror, u hiqet dita e punës. Është në shkelje të ligjit, rast konkret kamë patur vetë kam fituar para dy muajsh një proces të tillë gjyqësor sepse më hoqën ditën e punës.

Ju e fituat procesin?

Muharrem Doku: Po e kam fituar procesin. Nuk ishin vendime të bazuara në ligj.

Fryma që ju thoni në drejtorinë e Tatimeve, a reflektohet dhe tek sjellja ndaj biznesev dhe qytetarëve?

Muharrem Doku: Kur një punonjës nuk është i qetë të bëjë punën e tij dhe kjo reflektohet në vendimmarrjen që ata kanë ndaj subjekteve.

Presioni ndaj subjekteve është shtuar?

Muharrem Doku: Patjetër, presioni është i shumtë. Unë do jem i pranishëm dhe do ju sjell prova dhe fakte konkrete për rastet që unë kam në dispozicion.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re