Kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News, në emisionin “AKTUALITET” përballë moderatorit Bejdo Malo.

Duke folur për thirrjet që u bënë ndaj Bashës për të dhënë dorëheqjen pas humbjes në 25 prill, Ferdinand Xhaferri u shpreh se nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë kjo do të nënkuptonte si të ligjshme masakrën që bëri Rama në zgjedhje.

“Ishin katër kandidatë në garë. Të katërt bënë fushatën e tyre. Unë i prita të katërt kandidatët. E su sulmuan njëri-tjetrin siç bën çdo parti europiane dhe përtej Atlantikut. Të katërt kishin kuptuar se më e rëndësishme është një PD e bashkuar pas zgjedhjeve për të certifikuar atë që quhet masakra zgjedhore. Gjatë kësaj fushatë kishte një kohezion, një solidaritet, midis asaj që kishte thënë z.Basha që kishte një masakër zgjedhor, dhe asaj që kishte përjetuar në terren anëtarësia, pra masakrën zgjedhore. Në kuptimin politik, nëse Basha do të jepte dorëheqjen , kjo do të thotë se do të pranohej si e ligjshme ajo që kishte bërë Edi Rama dhe kjo do të thotë se faktori opozitar në Shqipëri asnjëherë nuk do të pretendonte të fitonte zgjedhje”, tha Xhaferri.

Për sa i përket zgjedhjeve të brendshme në PD, Xhaferri tregoi se i ka pritur në Durrës të katërt kandidatët, duke shtuar se fushata e zhvilluar prej tyre ishte me standarde europiane.

“Sa herë që futesh në fushatë zgjedhore, fitorja dhe humbja bashkëjetojnë, por kur është e pamerituar, padyshim që humbja përjetohet keq. Agron Shehaj është prurje e re në PD. Ka pasur dinjitetin dhe sinqeritetin ta pranojë se është prurje e Bashës. Unë mendoj se të katërt kandidatët i dhanë atë që duhej t’i jepnin fushatës. Fushata ishte standard europian, që shqiptarët kishin kohë që nuk i kishin parë”, theksoi ai.

Për sa i përket asaj që PD e quan masakër zgjedhore, Ferdinand Xhaferri ngriti dyshime për mënyrën sesi PS shtoi votat me 5% në Durrës, në një kohë kur në çdo vend të Europës lindore dhe qëndrore, partitë që kanë qëndruar 8 vite në pushtet humbin vota.

“Çfarë ndodhi në Durrës? Në 30 vite tranzicion nuk di një parti politike, në të gjithë Europën lindore dhe qëndrore që të shtojë votat e veta pas 8 vitesh në pushtet siç ka bërë Edi Rama. Në 2013, votat e PD-së ranë me 25%. Si i shtuan këta votat me 5% në Durrës? Çfarë bënë Dako, Çela, Ndraxhi, Rama dhe Çyrbja në Durrës që i shtuan votat me 5%. Edhe sikur ta kishin bërë Durrësin si Neë York-u, prapë pushteti të konsumon dhe kdo kesh rënie votash. Si u shtuan votat në këtë qytet”, u shpreh ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re