Mbyllja e janarit sjell edhe mbylljen e merkatos së dimrit kudo në Evropë dhe bashkë me të edhe në Shqipëri. Por nëse kudo kjo quhet një merkato riparimi dhe goditjet e mëdha janë të ralla në Shqipëri ndodh që të bëhen riparime por jo vetëm edhe goditje edhe skuadra që ribëhen nga e para.

‘’Berati TV’’ ka bërë një ‘’skanim’’ të lëvizje të Kategorisë Superiore dhe më poshtë do të shihni se si ndryshojnë skuadrat dhe mund të keni verdiktet tuaj.

Skënderbeu

E rëndësishme është se nuk kanë bërë asnjë ‘’shitje’’ të madhe nga skuadra u larguan Nespor, i cili ishte si një ‘’mish i huaj’’ në skuadër dhe Shkodra që nuk u adoptua dot në Korçë. Largimet e tjera janë huazime për futbollist të rinj për mungesë minutazhi. Vila ishte një afrim ‘’bonus’’ duke përfituar nga rrëmuja e Partizanit. Por blerjet më të mira i ka bërë për verën duke siguruar Abazaj por duke pritur edhe Bregun. Pa ndeshjet e Evropës, me distancën e krjuar dhe grupin e plotë është pretendentja kryesore për titull.

Flamurtari

Ashtu si rallë këto vite në janar Flamurtari është në lojë për objektiva të rëndësishëm dhe duket se Shpëtim Duro ka dhënë efektin e tij në këtë skuadër. Por edhe në janar kishte afrime të rëndësishme, si Muarem, Zuka apo Tunkara. Për Duron tregu maqedonas sërish është i preferuar ashtu si në verë. Edhe këtu janë larguar ata futbollist, të cilët kanë patur minutazh të ulët në skuadër. Këtë vit Flamurtari ka shansin të provoj të jetë ai rivali i Skënderbeut.

Kukësi

Ka ndryshuar fytyrë nga trajneri, drejtori teknik dhe sigurisht në fushë. Është Pakult trajner i ri i Kukësit dhe në miqësoret turke ka treguar një fytyrë të bukur, ‘’fytyrë’’ që  e vazhdoj edhe në kampionat. Drejtori i ri teknik do të jetë ish futbollisti Nexhipi. Ndërsa Hallaçi pasi ka varur ‘’këpucët në gozhdë’’ është bëri krahu i djathtë i austriakut. Zhderiç, Dzaria dhe Shkodra janë ata që pritet të japin më shumë. Kukësi vazhdon të besoj se do e mbroj titullin dhe Pakult ka ardhur me këtë mision.

Laçi

Skuadra kurbinase ka surprizuar të gjithë me një skuadër në moshë të re dhe futbollin e bukur në pjesën  eparë të sezonit. Edhe kjo merkato ka vazhduar në të linjtë përjashtuar Shtubinën që i është bashkuar skuadrës. Misioni i tyre është të bëjnë suprizën të vazhdoj.

Kamza

Pasi skuadra u rindërtua e gjitha në verë duket se në dimër kjo nuk ishte e nevojshme. Ai që vret shumë është largimi Fushtar, i cili kërkohej nga gjithë Superiorja përfundon në Singapor. Fili dhe Zguro janë afrimet që kanë më tepër interes. Të bëjnë Luftëtarin e vjetshëm do të jetë misioni i tyre, një skuadër e sapoardhur në Superiore dhe qëndron aty.

Partizani

Kjo është vërtetë ajo skuadër që është ribërë në dimër dhe kjo vjen pasi u ribë edhe në verë. Jo vetëm në janar por edhe më parë nga të kuqtë u largua jo vetëm Juliano por edhe një grup i madh futbollistësh të sjell në Shqipëri nga Moxhi. Por bashkë me ta janë larguar edhe disa nga futbollistët e ‘’gardës së vjetër’’. Në janar rimëkëmbjen Starova do e nis nga Telushi, Kardozo, Ramadani, Abdurrahimi dhe duke pritur Çanin, atë të vërtetin. Nga java e parë Partizani ka vetëm një objektiv, të shpëtoj sezonin.

Luftëtari

Bregu – Abazaj kanë qëndruar dhe kjo është fitorja më e madhe në këtë merkato dimërore për Luftëtarin. Sezoni nisi keq për gjirokastritët por tekniku Lika ka ndryshuar shumë në këtë skuadër dhe rezultatet po vijnë. Por Luftëtari nuk ka munguar as në këtë merkato ku pritet të shohim në kampionatin tonë Shkurtajn por edhe mbrojtja me Jakovljeviç duket më e sigurt. Përsëritja e sezonit të shkuar në rezultate dhe lojë është mjaftueshëm pasi paratë do të vijnë nga shitjet e ‘’xhevahirëve’’ të skuadrës.

Vllaznia

Mbrojtja ka qënë problemi i Vllaznisë dhe tre nga katër afrimet e janarit janë në këtë repart. Malota në mbrojtje dhe Sukaj në sulm janë ata nga pritet më shumë. Për Gjokën objektivi është të mos bëjë Josën e vjetshëm ndërsa vet Vllaznia duhet t’ia dalë të mos i lëjë llogaritë hapur për ndeshjen e fundit.

Teuta

Gjendjen dhe merkaton e durrsakëve e ka shpjeguar me qartë se kushdo vet tekniku Nica. Merkato e nivelit të ulët dhe pa sulmues misioni mbijetesë për Teutën nuk do të jetë aspak një objektiv i lehtë për tu realizuar.

Lushnja

Superiorja kërkon shumë para për t’ia dalë ndaj edhe në Lushnje duket se janë dorëzuar nëse sheh lëvizjet e janarit. Të luajnë drejt deri në ndeshjen e fundit është mjaftueshëm një objektiv për lagunarët.

Transferimet e merkatos së dimrit

 

Skënderbeu

Afrime: Kristal Abazaj (Luftëtari), Blerim Krasniqi (Apolonia), Emiljano Vila (Partizani), Kaba Sambou (i lirë)

Largime: Donjet Shkodra (Kukësi), Bruno Lulaj (Laçi, huazim), Martin Neshpor (Zaglebie, fund huazimi), Shend Kelmendi (Trepça ’89, huazim), Argjend Malaj (Kamza, huazim)

 

Flamurtari

Afrime: Igor Nedeljkoviç (Hong Kong Pegasus), Muarem Muarem (Aktobe), Argjend Gafuri (Renova), Fisnik Zuka (Shkupi), Mamadu Tunkara (Lacio, huazim)

Largime: Ivan Jakovljeviç (Luftëtari), Ergis Mersini (Vllaznia), Haxhi Neziraj (Drita e Gjilanit), Ibrahima Tungara (Liria e Prizrenit, huazim), Lejdi Liçaj (Luftëtari), Argjend Gafuri (Renova, huazim), Xhuljo Tushi (Bylis, huazim)

 

Kukësi

Afrime: Peter Pakult (trajner), Donjet Shkodra (Skënderbeu), Maldin Ymeraj (Akropolis, Suedi), Irakli Dzaria (Dila Gori, Gjeorgji), Filip Zhderiç (Gaz Metan), Lavdrim Ebipi (Oldenburg), Amido Balde (Maritimo)

Largime: Ndriçim Shtubina (Laçi), Rexhep Memini (Trepça ’89), Rauf Alijev, Hair Zeqiri, Milosh Kërkotiç?

 

Laçi

Afrime: Ndriçim Shtubina (Kukësi), Bruno Lulaj (Skënderbeu, huazim), Silvio Zogaj (Luftëtari), Arbër Beqaj (Teuta), Erjon Dragoj (Pogradeci), Denis Miloti (Vllaznia)

Largime: Ademir Souza, Idriz Mbombo (Al Shabab, fund huazimi), Efijong Ejoh, Serxho Ujka dhe Erisildo Smaçi (Shënkolli, huazim).

 

Kamza

Afrime: Ilir Avdyli (Shkëndija e Tetovës), Alken Agalliu (Turbina), Arbër Basha (Vllaznia e Pozheranit), Vangjel Zguro (Luftëtari), Igor Çukoviç (Elverum, Norvegji), Realdo Fili (Partizani), Argjend Malaj (Skënderbeu, huazim)

Largime: Argent Halilaj, Mërgim Neziri, Argjend Mustafa (Vushtrria), Ivan Fushtar (Al Arabi), Hasan Hatsukov, Denis Peposhi (Drenica)

 

Partizani

Afrime: Bruno Telushi (Slaven Belupo), Esat Mala (KF Ballkan), Egzon Belica (pa ekip), Lukas Kardozo (Pelisteri), Emran Ramadani (Renova), Renato Gojkoviç (Iskra), Senad Hysenaj (Vllaznia B), Milan Çulum (Slloboda Tuzla), Besart Abdurrahimi (Shkëndija e Tetovës)

Largime: Xhovani La Kamera, Erik Herrera, Milan Basrak, Romeo Shahinas, Andrea Selvaxhio, Xhevahir Sukaj (Vllaznia), Emiliano Vila (Skënderbeu), Mustafa Xhixhiua (Erzeni), Gëzim Krasniqi (Rabotniçki), Renato Malota (Vllaznia), Realdo Fili (Kamza), Kristian Adorjan (Novara, fund huazimi)

 

Luftëtari

Afrime: Vasil Shkurtaj, David Bocaj (Flamurtari, huazim), Keidi Balla, Marko Aurelio (Aris Limasol), Ivan Jakovljeviç (Flamurtari), Xhekson Ferreira (Aititos Spaton), Lejdi Liçaj (Flamurtari), Kristos Athanasopulos (Trikalla), Adnand Shkurtaj, Aurel Demo (Panegialios), Kristo Minga (Trikala)

Largime: Silvio Zogaj (Laçi), Fabricio Nunies, Fakundo Nasif, Kristal Abazaj (Skënderbeu, në fund të sezonit), Brixhild Brahimaj, Mikel Hoxha (Besa, huazim), Vangjel Zguro (Kamza), Leonard Përgjini (Lushnja), Valdo Zeqaj (Flamurtari i Prishtinës)

 

Teuta

Afrime: Stavri Nica (trajner), Bojan Gjorgievski (Maçva Shabac), Amir Bilali (Rabotniçki), Ardian Krasniqi, Sheik Tidiane Tambade, Burhan Mustafov (Pobeda), Arsid Kruja (Vllaznia), Masahudu Alhasan (pa ekip), Hugo De Marki (Aprilia, Seria D italiane)

Largime: Nijas Lena, Abe Oluasina, Onieka Osemene, Ardit Shehaj, Arbër Beqaj (Laçi), Albi Dosti, Arsen Sykaj (Drenica)

 

Vllaznia

Afrime: Xhevahir Sukaj (Partizani), Sedat Berisha (Shkupi), Ergis Mersini (Flamurtari), Renato Malota (Partizani)

Largime: Edon Hasani (Sepahan), Arsid Kruja (Teuta), Çarls Atsina, Denis Miloti (Laçi)

 

Lushnja

Afrime: Leonard Përgjini (Luftëtari), Hasan Hatsukov (Kamza), Aiden Çela (Partizani), Griseld Dervishi

Largime: Hermes Shkullaku, Aldo  Vodo, Aldo Malaj

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re