Supat janë një mënyrë e mrekullueshme dhe  e shkëlqyer se si të fusni më shumë perime në dietën tuaj.

Supë me thjerrëza dhe kos

Nëse mendoni se kosi është një shtesë e çuditshme për një supë – e lëre më si bazë – kjo recetë do t’ju bëjë të rimendoni paragjykime të tilla. Kosi grek dhe lëngu i limonit, balancohen nga fasulet, kopra dhe piper i zi i grirë. Kjo pjatë mund të mos jetë supa juaj e zakonshme, por është nga ato që do të dëshironi ta gatuani sërish.

Përbërësit

  • 2 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 1 thelpi hudhër, e shtypur
  • 2 kërcell selino, të grira hollë
  • 1/2 tufë kopër, e grirë hollë
  • 1 tufë koriandër, i grirë imët
  • 1 tufë majdanoz, i grirë hollë
  • 400 gr thjerrëza pa kripë të shtuar, të kulluara dhe të shpëlara
  • 300 ml lëng perimesh
  • 200 ml ujë
  • 4 lugë kos grek me pak yndyrë
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Piper i zi

Ngrohni vajin në një tenxhere të madhenë nxehtësi mesatare. Shtoni qepën, hudhrën dhe selinon, gatuajeni duke e trazuar rregullisht, për 4-5 minuta ose derisa qepa të jetë zbutur.

Përzieni koprën, koriandrin, majdanozin, fasulet, lëngun e perimeve dhe ujin, lëreni të ziejnë dhe zvogëloni nxehtësinë në minimum. Ziejini për 4-5 minuta, ose derisa perimet të zbuten.

Hiqeni nga zjarri dhe përdorni një blender për t’i përzier derisa masa të jetë homogjene. Shtoni kosin dhe lëngun e limonit dhe përziejini derisa të bashkohen mirë.

Ndani supën në 4 tasa dhe zbukurojeni me kopër dhe piper të zi të grirë përpara se ta shërbeni.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re