Historia e amerikanit Jimmy, 33 vjeç, i cili dyshohet se vjen nga Virginia dhe udhëton “i veshur si Jezus Krishti” dhe mban një kryq të madh prej druri në supe, ka qenë aktuale në rrjetet sociale javët e fundit.

Së fundi, Jimmy tërhoqi vëmendjen e mediave, teksa qëndroi në Varshavë (Poloni), nga ku u nis për në Kiev në këmbë.

Djaloshi nuk e ka problem të ndalet, të flasë me popullsinë vendase dhe të bëjë disa selfie, duke u thënë mediave se nuk ka “asnjë qëllim”.

Amerikani u largua nga Polonia dhe u nis për në Kiev, me shpresën për të arritur aty, duke thënë se e ka lënë veten në “duart e Zotit”.

“Unë nuk po përpiqem të provoj asgjë. Do të doja të bëhesha një person më i mirë dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Në të njëjtën kohë, unë respektoj Zotin,” tha Jimmy.

Mendohet se ai ka një muaj që udhëton, duke ecur në këmbë dhe duke refuzuar të transportohet në Kiev. Ai është i lumtur që ndalon për të folur me ata që duan ta takojnë. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re