Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është detyruar të ngjitet nëpër bordura dhe kalojë mes baltave të pyllit pasi rrugët në zonën ku ai jeton u përmbytën pas reshjeve të shiut.

Erion Braçe shprehet se rruga ku duhët të kalojë për të shkuar nga banesa në punë është përmbytur gati 30 metra.

“Mjaftueshem per te mos dale si njeri nga shtepia por si MAJMUN-meqe kemi dhe pyllin afer”, tha ai.

Reagimi i plotë: 

NE LAGJE! PER TE DALE NGA SHTEPIA E PER TE SHKUAR NE PUNE! Rruga eshte PERMBYTUR ne gati 30 metra, mjaftueshem per te mos dale si njeri nga shtepia por si MAJMUN-meqe kemi dhe pyllin afer!

NUK ESHTE FAJI I BASHKISE; Rruga kur u ndertua u be me kanalizime e gjithcka duhet te kete per levizje normale.

Faji eshte i ketyre TRE NDERTUESVE TE TRE PALLATEVE, jane nder me te medhenjte ne vend keta; Ndertimet e tyre kane bllokuar kanalet, edhe ne anen e tyre edhe ne anen e pyllit dhe ja ku jemi.

Shi ka rene edhe me pare-pa nisur ndertimet e ketyre, por nuk jemi permbytur keshtu; nuk ra ndonje shi pertej logjike edhe sot. Ndaj merrem me ndertimin une;

KA KULTUREN ME MIZERABEL TE PUNE-ne raport me mjedisin, komunitetin-lagjen, punetoret, tatimet e taksat!

Ky nuk eshte sektor ekonomik, ky eshte hall, PER TE GJITHE!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re